Florian Gjini

Projekti "Përtej Ekranit"


Unë quhem Flori dhe jam një krijues përmbajtjesh me pasion për zhvillimin e mediave dhe edukimin. Me në përvojë të gjatë në fushën e komunikimit kam nisur projektin "Përtej Ekranit", i cili ka për qëllim të krijojë një hapësirë ku mund të zhvillohen diskutime të ndershme dhe të thella, duke ofruar njohuri të vlefshme dhe perspektiva të reja. Puna ime fokusohet në krijimin e përmbajtjeve që edukojnë dhe nxisin mendimin kritik, duke i dhënë mundësinë audiencës të reflektojë dhe të angazhohet në temat që ndikojnë në jetën e përditshme.

Misioni

Misioni i "Përtej Ekranit" është të ofrojë një hapësirë për biseda të thelluara dhe analize të kujdesshme, duke eksploruar tema që ndihmojnë individët të zhvillohen, të rriten dhe të kontribuojnë në një shoqëri më të informuar dhe të angazhuar.

Projektet e mëparshme

  • “Good Morning Albanians”
  • “Shqipëria Live”
  • “Pushime on Top”
  • “E diell”
  • "Klubi i mengjesit"
  • “Natën” në Club FM
  • “The Voice Kids Albania”